Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar katër urdhër-arreste për ish drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohet si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin Saimir Tahiri. Burime të Lapsi.al thonë se mes këtyre zyrtarëvë është edhe Jaeld Çela, ish drejtori i Policisë së Vlorës.
Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.
Pas ardhjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Jaeld Cela u shkarku nga detyra dhe në Policinë e Vlorës u emërua Gentjan Shehaj.
©LAPSI.al