Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, theksoi pas humbjes së thellë me Kastriotin se skuadra ka nevojë për cilësi, sepse me këtë kontingjent është e rënë nga kategoria. Ai e pranoi disa herë se nuk ka lojtarë në ekip:
“Nuk është se i pashë sot problemet e skuadrës. Kam folur me drejtuesit dhe u kam thënë se nuk kemi skuadër për t’u ballafaquar në Superligë, sepse jemi dobësuar.
Nuk është se i kemi lojtarët këtu dhe po stërviten me ne. Nuk i kemi këtu. Shpresoj të vijnë sa më shpejt dhe të na ndihmojnë për rezultate. Nuk ardhur për të rrëzuar Luftëtarin nga kategoria. Duhet të punojmë fort, t’u japim mundësi të gjithë të përmirësohen dhe të shpresojmë lojtarët që do të na vijnë, të jenë cilësorë dhe të kenë stërvitje në këmbë.
Këto janë cilësitë. Ka pasur lojtarë që kanë hyrë nga stoli dhe na kanë ndihmuar, por nuk kemi titullarët. Nuk kishim jo vetëm Rrocën dhe Shkurtajn, por edhe Vladanin, Janiçiç e Ramadanin, që e kemi, por nuk luajti. Me këtë kontingjent jemi të rënë nga kategoria. Do të mundohem të bëj punën time deri në fund. Shpresoj që çdo gjë të ndryshojë pozitivisht. Nuk e meriton Luftëtari për atë që prodhon dhe për tifozërinë të jetë në këtë gjendje”, tha Mezani.