Do të shkoni me pushime në Santorini? Mendoni edhe për gomarin…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Deutsche Welle.

Mirëmëngjes nga Santorini! Mendoni edhe për gomarin, jo vetëm për vete: Pushuesit në Santorini duhet të reflektojnë paksa për kafshën e palodhur dhe të urtë, që nuk i thotë kurrë jo të zotit.

Ishulli mahnitës, një magnet për turistët, shquhet për rrugicat e ngushta malore, ku nuk kalon makina dhe të cilat me ngarkesë nuk i përballon dot askush pa ndihmën e këtyre kafshëve të urta e punëtore. Gomari në Santori është i domosdoshëm jo vetëm për të bartur peshat, por edhe për shëtitjen e turistëve përmes rrugicave të qytezës.

Gomari është i duruar, por kjo kafshë po stërmundohet e po keqtrajtohet, kritikojnë organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilat kanë dalë tani me thirrjen: Mbroni gomarin në Santorini.

Nëse turistët do të shëtisin më këmbë rrugicave në shpat të malit vullkanik, me siguri që do ta shijonin shumë më tepër imazhin mahnitës të natyrës, do t’i bënin më mirë trupit të tyre duke e vënë më shumë në lëvizje, e mbi të gjitha do t’i çlirtonin sado pak gomerët në Santorini nga rropatja e parreshtur.