• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Do shkoni të mblidhni ullinj…’, ja si u tallën doganierët grekë të Kakavijës me ekipin e Antigonesë

18/05/2018
Tre shqiptarët nuk kanë kaluar në Kakavijë, detaje të tjera nga vrasja e të riut grek

Ekipi amator të futbollit “Antigonea” në Gjirokastër nuk është lejuar nga pala greke sot që të kalojë në vendin fqinj.
Ata kishin ftesë nga ekipi mik për një ndeshje miqësore, por janë bllokuar, pasi u është kërkuar garanci. Kapitenit të ekipit Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë, ndërsa në një prononcim për Report Tv ai sqaron debatin me doganierin grek.

Kapiteni i ekipit, Aleksandër Serjani: Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, më mirë t’i themi që tani këto gjëra, që edhe ato që janë pas nesh, apo para nesh të mundohen që këto gjëra të zbuten. Në kaluam mbrëmë në orën 23:00, kemi pasur një ftesë nga Presidenti i klubit të tyre në kategorinë e tretë Skopelos, edhe ne jemi një ekip amator. Ishim gati 10 veta, pasi dy na prisnin në krahun tjetër, fillimisht oficeri grek na tha do të kaloni, pasi njihte dikë nga ne, na uroi fat. Kur na dha pasaportat, unë po kërkoja timen, ai tha urdhëro dhe do të ktheheni pas, pasi u duhet garancia për secilin person.

Po shikoja pasaportën, kur shikoj kryq, u habita pse e mora? Vetëm e imja kishte kryq. Kthehem prapë atje dhe i them më sqaro pse e ke vendosur kryq në pasaportën time, më tha e kam bërë unë. I thash kur je ti që e bën këtë në një dokument zyrtar që shkoj në të gjitha vendet e botës edhe ma më thënë gjë, i thash t’i të kesh turp. Aty kishte edhe të tjerë që iu kthyen, nuk na kërkuan gjë tjetër lekë apo.., vetëm që duhet të kishim garanci. I thashë ne dy ditë do të rrimë, i thash duhet garanci nga shefi i hotelit u do të flemë. Ishte një ndeshje për qejf. Më tha keni domosdoshmëri për të mbledhur ullinj? Po kush i thash, unë? Ky që është drejtor banke? Ky që është arkitekt apo ky që është biznesmen? I thash po të duhet ndonjë njëri nga këta? Ai e mori me të qeshur, pala shqiptare na ndihmoi me një oficer, por ata nuk e përfillën fare. Unë kam 20 vite që nuk kam kaluar në Greqi, por të tjerë kishin kaluar më parë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku anëtarët e ekipit janë paraqitur në këtë pikë kufitare me qëllim kalimin e kufirit për një periudhë dyditore. Ata ishin ftuar për një ndeshje miqësore në ishullin e Scopalos në Greqi. I kontaktuar nga Report TV, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, pohon se në bazë të rregullave, anëtarët e ekipit duhej të paraqisnin garanci, dokument që një pjesë e ekipit nuk e kishin, pavarësisht se dispononin ftesën e ekipit mik. Përsa i përket kryqit në pasaportë, vlefshmëria e tij është 24 orëshe.

Related Posts

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes
Kryesore

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes

07/02/2026
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

E rëndë/ 4-vjeçari mbërrin pa jetë në spital, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

07/02/2026
Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë
Kryesore

Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

07/02/2026
E rëndë/ Biznesmeni italian vjen në Tiranë Shqipëri për të ngushtuar stomakun, por humb jetë
Kryesore

E rëndë/ Biznesmeni italian vjen në Tiranë Shqipëri për të ngushtuar stomakun, por humb jetë

07/02/2026
Motori elektrik përplaset me makinën, një i plagosur
Kryesore

Motori elektrik përplaset me makinën, një i plagosur

07/02/2026
Kryesore

Rama pritet të shkojë në SHBA për mbledhjen e parë të Bordit të Paqes

07/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos

Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos

08/02/2026
Barcelonë, nis operacioni “fshesa”, Flick nxjerr në shitje 5 lojtarë

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë”, Flick “i tërheq veshin” skuadrës: Fituam por s’kishim ritmin e zakonshëm të Barçës

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al