• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Do hysh dhe do dalësh gropë nga zgjedhjet”, analisti ia thotë në sy Bashës

27/09/2018
“Do hysh dhe do dalësh gropë nga zgjedhjet”, analisti ia thotë në sy Bashës

Kreu i PD Lulzim Basha është përballur dhe ka zhvilluar një debat me tone të ashpra në emisionin “Të paekspozuarit” me analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

Gjatë fjalës së tij Basha u përplas me Andi Bushatin i cili i tha se doli nga fjala kur tha se nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën, ndërsa Basha ju përgjigj duke i thënë se e lanë vetëm dhe prandaj u fut në zgjedhje.

Më tej Bushati tha se sjo puna e vetingut për politikanët është një fluskë sapuni, ose është një qasje tejet naive, është propagandë dhe se PD do të dalë sërish gropë nga zgjedhet.

Debati:

Bushati: A e beni dot për vete?

Basha: Nuk e bëjmë për vete… se duhet ta sqarojmë këtë…

Bushati: Kjo puna e vetingut për politikanët për mendimin tim është një flluskë sapuni, ose është një qasje tejet naive, ose është një shtrirje dore për një 18 maj numër 2. Dekriminalizimi që ju thoni se është fitore, është dështim, sepse ju fitat këtë por Rama fitoi zgjedhjet.

Basha: Ajo që po flisnim, është përmbajtja. A është problem që në parlament kemi politikanë të lidhur me krimin? A duhet të largohen ata? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën

Bushati: Nuk je i besueshëm, sepse këtu ke thënë sërish që me Ramën nuk hyhet ne zgjedhje…

Basha: Më latë vetëm…

Bushati: Jo nuk të lamë…

Basha: Po pra po më latë. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të sjellim një tjetër Ramë, atëherë nuk do të ndryshojmë asgjë. Unë do bëj punën time si opozitë ju do bëni punën tuaj si media. Për këtë arsye kam paraqitur platformën tonë. Roli im është t’ju bind ju që nuk ka shtet me Ramën, prandaj duhet vetingu në politikë.

Bushati: Është propagandë, do hysh dhe do dalësh gropë nga zgjedhjet… si do e zgjidhësh këtë?

Lubonja: Të gjithë ne duam politikanë të ndershëm, dhe vetingu që kërkoni ju , nëse do kemi parasysh atë të gjyqtarëve dhe të policisë, që do ngrihet një komision që do kontrollojë si e kanë pasurinë politikanët, dhe kur s’do na e thonë si e kanë vënë, këta nuk do jenë më në politikë…

Basha: Edhe për lidhjet me kirmin… për një foto janë hequr gjytar e prokuror

Lubonja: Problemi i parë është ai procedurial, e dyta, revulucioni do forcë, duhet të vijë një forcë e re ose ju të bëheni forcë radikale, ose përndryshe ndërtohet gjoja një formë e re e luftës që nuk është efikase.

Basha: Që të të them se çfarë do bëj duhet të të them se çfarë kam bërë këto 5 vite

Bushati: Nuk më duhet

Basha: Jo u duhet qytetarëve. Kam folur që ditën e parë për drogën. Unë e dija që ky erdhi në pushtet me kriminelët. Po çfarë tu thoja shqiptarëve, që ditën ë dytë hajde të ngrihemi në revolucion? E kemi bërë ne këtë si opozitë. Tani do ju them çfarë do bëjmë

Lubonja: Ju e keni bërë po ky është rezultati, ai të vijën dhe të shemb Teatrin. Ju nuk keni arritur sukses. Ne jemi katastrofë

Basha: Si do ta flak Ramën? E para dua të rrëzohet që sonte, por ka dy gjëra…. kryetari i një opozitë nuk mund të rrëzojë me dhunë Ramën, rrëzimin me dhunë mund ta bëjë populli. Partia politikë ka për qëllim ta bindë popullin dhe ti ofrojë alternativën. Unë jam këtu që t’ju bind që unë e kam një alternativë. Dhe kjo alternativë merret me gjithë sistemin jo vetëm me Ramën

Lubonja: Nëse quani alternativë vetingun…

Basha: Po duhet të jenë qytetarët që ta rrëzojnë. Ku të ngrihet populli me mua në krahun tuaj, atëherë…

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al