Kryeministri Rama ka ngritur tonet teksa gazetari Blendi Fevziu i ka kërkuar llogari se pse pothuajse çdo gjë në vendin tonë është dhënë me koncesion.
“Do bëj ndonjë gjë ky shtet”-i është drejtuar moderatori ndërsa Rama ka shpjeguar arsyet se pse edhe mirëmbajtja e Rrugës së Kombit është dhënë me koncesion. Sakaq, Rama është shprehur se shteti nuk ka mjaftueshëm para në buxhet, dhe se nuk e duron dot gjithë këtë maskaradë të krijuar sipas tij.
“A i kërkohet qytetarëve 1 qindarkë. Se ka dhe koncesione si të Saliut që unë i jap privatit skanimin dhe ju do paguani 39 euro për faturë. Unë do të jap shërbimin dhe sigurisht që do të paguash. Shteti do të sigurojë që nënat që shkojnë për tu operuar të kenë kushtet, nëse do kushte duhet të paguash. Shteti nuk ka mundësi, nuk ka lek. Po ta shpjegoj thelbin se nuk e duroj dot më këtë maskaradë.”- është shprehur Rama, teksa më tej ka shpjeguar se si ka funksionuar më parë edhe projekte të tjera që janë dhënë me koncesion.