Opozita njoftoi sot djegien e mandateve të deputetëve, edhe pse ky është një akt individual që ende s’ka marrë rrugë ligjore. Sa i përket qarkut Gjirokastër, mandatin e vetëm që ka PD i përket deputetit Tritan Shehu.
Por ligji parashikon që në rast të heqjes dorë, mandati i takon kandidatit tjetër në listë. I dyti pas Tritan Shehut është Roland Bejko. Më pas lista vijon me Koço Barkën, Besnik Aliajn, Qamil Xhelilin, Mimoza Comon, Fatjona Dhimitrin, Arjan Kasajn dhe Vjollca Luken. Gjasat janë që kandidatët pas Shehut (Bejko, Barka, Aliaj, Xhelili e Como) të mos e pranojnë mandatin e deputetit.
Por s’mund të thuhet e njëjta gjë për kandidatët e tjerë. Ky është një rast i mirë për ta për të qenë deputetë të Kuvendit. Ndoshta kurrë s’do u jepej një shans i tillë, prandaj edhe mund të thyejnë vendimin e PD-së për të mos pranuar mandatet, pasi siç e thamë më sipër kemi të bëjmë me një akt individual.
Surpriza mund të jetë gjithashtu edhe kandidatja e fundit në listën e PD-së, Vjollca Luke. Nëse lista spostohet deri tek ajo, Luke ka gjasa të jetë deputetja e PD-së në qarkun Gjirokastër. Megjithatë le të presim deri atëhere!
©argjiroja.net