Në orën 02:50 të natës është djegur makina e avokatit Xhafer Meçe, në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në Tepelenë. Policia thotë se ka për këtë ngjarje ka shoqëruar një person në cilësinë e të dyshuarit, i cili do të merret në pyetje. Emri i tij nuk bëhet me dije ende. Gjithashtu nga shërbimet e policisë po bëhet kqyrja e kamerave që ndodheshin afër vendit të ngjarjes. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, sidoqoftë hetimet vijojnë.
©ArgjiroLajm.net