Kesler Mziu, nxënës i shkollës Turgut Ozal në klasën e 5-të, kryesoi listën e nxënësve të përzgjedhur për konkursin e Kangaroo, finalja e të cilit është zhvilluar ditën e shtunë në Greqi.
Ky konkurs ndërkombëtar zhvillohet një herë në vit dhe është i hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e 12-të, pra nga mosha 8-18 vjeç. Kjo ishte hera e parë që në Shqipëri u organizua olimpiada e gjuhës Angleze Kangaroo Global Linguistic (KGL).
Lajmin e mirë të fitores së Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Angleze në Shqipëri e ka ndarë në rrjetet sociale, i atij, kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili nuk kursen vlerësimet për të birin duke pohuar se është një frymëzim për atë.
“Gjithmonë jam përpjekur të jem shembull i mirë dhe frymëzim për qytetin tim Kamëz! Por, frymëzim për mua u bë im bir!” shkruante Mziu në FB.