• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ditët pa futboll në Gjirokastër, trajneri i Luftëtarit: S’jemi mësuar të mbyllemi në shtëpi

20/03/2020
Si e justifikon Neritan Novi humbjen e Luftëtarit në Ballsh: Ndikoi terreni dhe mungesat, s’duhet të shpërdoronim

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, tregon ditët pa futboll dhe bisedat me lojtarët në këtë periudhë pushimi të detyruar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Për fat të mirë në qytetin e Gjirokastrës nuk ka ende të prekur nga ky virus. Kreu i pankinës bluzi foli për “Panorama Sport” edhe për ndikimin që mund të ketë tek futbollistët pushimi i stërzgjatur. Ende nuk dihet se kur do të rinisë kampionati.

DEKLARATA

“Ka kaluar një javë që kampionati është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë familjeve të tyre për vetë situatën që po përjetojmë. Përhapja e virusit na ka penalizuar të gjithëve. Unë si trajner, që jetën time e kam lidhur me futbollin, po e përjetoj si gjithë të tjerët këtë moment të vështirë.

Sportistët nuk janë mësuar të mbyllen në shtëpi për një kohë kaq të gjatë. Megjithatë, si gjithë të tjerët edhe unë jam pranë familjeve dhe me mendje te lojtaret. Jam në kontakt të vazhdueshëm me futbollistët dhe për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka shqetësime deri më tani.

Në Gjirokastër, përveç lojtarëve vendës, po qëndron edhe kapiteni Demo. Të tjerët janë pranë familjeve në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa Açka në Greqi. Të dalim sa më shpejt nga kjo situatë dhe me sa më pak dhimbje”, deklaroi fillimisht trajneri i Luftëtarit. Ndërkohë, i pyetur se sa mund të ndikojë kjo periudhë pushimi te gjendja e lojtarëve, Novi u shpreh:

“I vetmi shqetësim për mua është gjendja fizike e tyre. E them këtë, pasi çunat gëzonin formë të mirë në momentin që u ndërpre kampionati. Kjo pauzë do të ndikojë te lojtarët në çdo aspekt. Na shqetëson më shumë kohëzgjatja e virusit, si dhe afati i rinisjes së garës. Iu kam dhënë programe të veçanta lojtarëve për një kohë të shkurtër për të ruajtur disi formën fizike”./ Panorama

Related Posts

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin
Sport

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
Tri vite nga tërheqja, Federer bëhet zyrtarisht miliarder
Sport

Tri vite nga tërheqja, Federer bëhet zyrtarisht miliarder

03/07/2025
Liverpool merr vendimin pas vdekjes se Jotas, tërhiqet fanella me numër 20
Sport

Liverpool merr vendimin pas vdekjes se Jotas, tërhiqet fanella me numër 20

03/07/2025
Trajneri i Liverpool me fjalë prekëse për Jotan: Familja e gjerë e futbollit do të kujtojë gjithmonë, kontribut i madh
Sport

Trajneri i Liverpool me fjalë prekëse për Jotan: Familja e gjerë e futbollit do të kujtojë gjithmonë, kontribut i madh

03/07/2025
Dëmtohet Qarri, ja situata me portierin e Vllaznisë
Sport

Dëmtohet Qarri, ja situata me portierin e Vllaznisë

03/07/2025
Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave
Sport

Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave

03/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al