• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disa të vërteta tronditëse për intervistën e Xhisielës

03/10/2018
Disa të vërteta tronditëse për intervistën e Xhisielës

Nga Ylli Pata

Ka rreth 48 orë që opinioni publik po gëlon në një debat të madh nëse rrëfimi i Xhisela Malokut ishte i vërtetë apo ajo ka gënjyer. Nëse vajza nga fshati Zezë, ish- e dashura e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, sot i arrestuar, është trajtuar keq në media, duke kaluar kufijtë profesionalë?

Por për të ardhur deri tek përfundime të tilla, çështjen duhet ta trajtojmë që në krye të saj.“Top Channel” kërkoi të intervistojë Xhisela Malokun, e cila u bë personazh, pasi denoncoi të birin e deputetit për dhunë ndaj saj. U krye një intervistë e parë, e cila më shumë se intervistë, ishte një deklaratë e Xhiselës e përgatitur me shkrim, por që nuk i përgjigjej të gjitha pikëpyetjeve që kanë dalë që pas 21 korrikut kur plasi skandali. Intervista ishte parashikuar që të përdorej në programin “Open” te gazetares Eni Vasili e cila vendosi që ajo intervistë të përsëritej pasi nuk plotësonte standartet profesionale dhe shkoi ta realizojë vetë. U tentua (natyrisht sa mundësi e vullnet kishte e intervistuara) që intervista të ishte shteruese, pyetjet të bëheshin të gjitha dhe më pas ajo përfundoi ashtu siç shqiptarët me shumicë e kanë ndjekur këtë të hënë.

Gjatë pasdites të së hënës, ka pasur një telefonatë të Xhisela Malokut për të mos e transmetuar intervistën, por që kjo është bërë pas lobimit dhe përpjekjes nga disa qarqe politike dhe mediatike, për ta çuar gati gati “dhunshëm” vajzën, në një emision tjetër televiziv. Gazetarja Eni Vasili, e cila intervistoi protagonisten si dhe redaksia e “OPEN” pasi i kërkoi vajzës që të vijë në studio dhe ajo nuk pranoi, vendosi që intervistën ta transmetojë ashtu të plotë, vetëm që t’i shërbejë të vërtetës mbi ngjarjen, duke respektuar natyrisht çdo opinion apo edhe këndvështrim që ajo mund të sillte.

Është fakt që Xhisela Maloku, si te Report TV-ja, por edhe Opinion këtë të hënë, është dërguar nga një person që punon në media, por që ka lidhje dyfishe me qarqe politike dhe të nëntokës kriminale. Ndryshe nga intervista me Eni Vasilin, e cila u negocua, u menaxhua dhe u zhvillua në mënyrë klasike gazetareske, pa asnjë ndërmjetës dhe pa asnjë lloj presioni ndaj vajzës. Pyetja e madhe që lind është: Përse Xhisela tha që intervista në “Open” ishte e manipuluar? Si mund ta dinte kur nuk e kishte parë sepse ishte në një program tjetër? Pse derguesit e saj në transmetimin live paralelisht me “Open” e porositën ta thoshte këtë? Çfarë donin të fshihnin nga ai transmetim dhe për cilat arsye? Ajo ishte një intervistë që nuk mund të manipulohej, pasi fjalët ishin thënë dhe nuk mund të ndryshoheshin aq kollaj sa deponimet në komisariatet e ndryshme!

Megjithatë çështja në thelb nuk ndryshoi në të dy intervistat e Xhiselës; ajo realisht mohon dhunën ndaj saj, por në intervistën e dytë në një emision tjetër, jo në Top Channel, i mëshonte më shumë gabimit të saj, ndërsa në intervistën e dhënë për Eni Vasilin, Xhisela Maloku deklaroi me fjalë, por edhe me gjuhën e trupit se ndjehej e dërrmuar, e shkatërruar, por edhe e fyer nga dhuna e paragjykimi. Kjo është e vërteta edhe pse nga ca njerëz dritëshkurtër e komentuan si kalim caku. Në këtë rast më e rëndësishme, madje edhe për vajzën nga fshati Zezë, ishte të dihej e vërteta rreth saj. Dhe gazetaria e vërtetë, profesionale, e pakapur, ka për detyrë që të punojë fort që ajo të mos tjetërsohet.

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

30/06/2025
Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al