Tashmë është zyrtare. Eduart Rroca është futbollisti më i ri i Kukësit, duke kompletuar kështu kalimin te verilindorët nga Luftëtari. E për këtë fakt, 25 vjeçari nga Librazhdi i ka kushtuar një letër të hapur skuadrës bluzi, ku kaloi plot 3 vite e gjysëm. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Rroca, i cili i kushtoi Kukësit rreth 50 mijë euro ka falenderuar skuadrën ku u bë i njohur për momentet e gëzimit dhe të trishtimit. Pjesë e falenderimit ishin dhe tifozët e Luftëtarit, sidomos grupimi “Shqiponjat Bluzi”.
Statusi i plotë:
Pas 3 vitesh e gjysem nuk di nga tja nis. Ndihem krenar dhe i lumtur qe per gjate kesaj kohe kam qen pjese e familjes se madhe bluzi ku kemi kaluar momente gezimi dhe trishtimi dhe gjithmone kemi qen ne krah te njeri tjetrit. Dua ti falenderoj te gjithe qe nga presidenti te gjithe trajneret qe kemi kaluar keto vite dhe te gjithe tifozet Gjirokastrite dhe ne vecanti Shqiponjat Bluzi qe kan qen perkrahje per ne ne cdo moment. Do jeni gjithmone pjese e imja dhe nuk ju harroj kurre. @ Gjirokastër County