Një makinë është përfshirë nga flakët në Tepelenë. Sipas policisë ngjarj ndodhi në lagjen ‘Mustafa Matohiti’.
Njoftimi i policisë:
Menjëherë kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Automjeti tip “Benz”, me targa AA 400 LH, në pronësi të shetases E.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht.
Mjeti në moment që është përfshirë nga flakët ka qënë i parkuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i shtetases E.B, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.