Edhe pse është mesi i muajit korrik, temperaturat janë më të ulëta se vitet e kaluara. Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë ditës së hënë mund të ketë reshje të pakta shiu. Ndërkaq temperaturat nuk do ti kalojnë 34 gradët në vendet e ulëta. Parashikimi i motit për ditën e hënë:
Ditën e hënë, priten reshje ‘te dobeta’ në 2 qarqet e veriut si Shkodër dhe Kukës. Reshjet priten kryesisht në zonat malore te qarqeve. Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër, zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve. Në zona të tjera të Shqipërisë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat/ Ditën e hënë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 21 / 34 °C
në vendet malore: 14 / 28 °C
Era/ Ditën e hënë era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës..