Tre futbollistët e arrestuar të ekipit të Këlcyrës janë lënë të lirë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Përmet. Gjyqtari Dritan Hasani pasi dëgjoi akuzat e Prokurorisë dhe palën mbrojtëse, mori vendim për të liruar futbollistët Andi Hina, Meleq Xhakollari dhe Emiljano Kamberaj. Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. E njëjta masë sigurise ishte kërkuar edhe nga vetë prokurori i çështjes, Hysen Keta. Tre futbollistët u arrestuan ditën e diel pasi dhunuan arbitrin Alvi Paço gjatë ndeshjes në Përmet.
©ArgjiroLajm.net