Policia e Gjirokastrës arrestoi një ditë më parë një person që dyshohet si shpërndarës i heroinës dhe farave të kanabisit. Ai është 37-vjeçari Ahmet Lani, banues në Gjirokastër. Mësohet se Lani mbahej nën vëzhgim nga policia prej disa kohësh, ndërsa me metoda speciale hetimi, u zbulua se ai shpërndante heroinë dhe fara kanabisi në Gjirokastër. 37-vjeçari u arrestua në lagjen ’18 shtatori’.
Policia thotë se gjatë kontrollit fizik atij iu sekuestruan 4 doza me heroinë dhe 940 fara kanabis, të cilat ishte bërë gati për t’i shpërndarë sipas porosive që kishte. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhe një dozë tjetër me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit “Heroinë”, si dhe dy qese me 940 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Cështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.