Një sherr me thika ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar.
Burime të Argjirolajm.net bëjnë me dije se i plagosuri i identifikuar si Berti Tahiraj ka marrë tre plagë në gjoks dhe në krah.
Sherri ka nisur si pasojë e një konflikt verbal mes disa personave në një klub luksoz pranë kanalit të Çukës për të degraduar më pas në përdorimin e thikës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës nga të afërmit e tij me një makinë private. Teksa transportohej në spital, makina është përfshirë edhe në një aksident rrugor.
Aktualisht i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë pushues në Sarandë.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë plagosje.