Dalin detaje të reja nga ngjarja në Tepelenë ku një supermarket u grabit nga autorë ende të paidentifikuar të cilët thyen xhamat e bisnesit duke marrë prej aty një sasi parash dhe produkte.
Mësohet se është nga kasa janë vjedhur 600 mijë lekë si edhe paketa cigaresh me vlerë 5 milion lekë.
Sipas raportimeve autorët ishin të maskuar dhe kanë thyer xhamat e supermarketit për të hyrë brenda dhe përpara se të largoheshin ata morën me vete edhe kamerat.
Së bashku me supermarketin janë vjedhur edhe dy biznese të tjera, një dzqan bulmeti dhe një pastiçeri.
Kujtojmë se po gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes është vjedhur një argjendari.