Dëshpërimi për humbjen e Gjirokastrës/ Pas Tavos edhe Tritan Shehun s’e mban vendi: Flamur Golemin po e përdor Rilindja


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Tritan Shehu

“Miopia” e okulistit, “kryetar” te Bashkise Gjirokastres.

Dr. Golemi si nje i verber rrembeu sot postin e “Kryetarit” te Bashkise se Gjirokastres, me nje pjesemarje ne farsen e 30 Qershorit te me pak se 16% te votuesve, pa rival dhe me mbi 1500 vota te pa vlefeshme per ate.

Edhe Fushebardha, qe ka bere histori nuk doli me shume se 13% ate dite, apo i dergoi me dhjetra mesazhe ne fletet e pa vlefeshme, te cilat nuk e di nese kolegu okulist mundi t’i lexoje.

Fatkeqesisht miopia e verberia e tij politike nuk po e lene te shikoje pereth e te kuptoje se po perdoret vecse si “mish per top” nga Rama & Co.

Keto votime, ai vete ne ate karrike, me “keshillin” e tij jane antikushtetuese, te pa ligjeshem, produkt i nje farse elektorale, tashme te dale boje dhe te destinuara qe ne nje kohe te shkurter te “avullojne”, per tu zevendesuar me zgjedhje reale.

Besoj se ajo dite e afert do t’i “mjekoje e permiresoje shikimin” edhe okulistit “kryetar”, per te pare e kuptuar se ku e ka futur Rilindja, sa keq e ka perdorur ajo sot per ta flakur neser dhe sa shume duhet “lare” tashme per tu pastruar nga kjo “balte”, qe po merr apo po ja hedhin rilindasit mbi vehte.