• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmi e fortë për vrasjen mafioze në Memaliaj, kunati i viktimës flet me emra për trafikun e drogës: Ekzekutimi ndodhi pasi i telefonoi policisë (VIDEO)

07/09/2018
Vrasja mafioze në Memaliaj, reagon deputeti i Gjirokastrës: Shteti ka rënë, ky është fundi!

Një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, Alket Muho në fshatin Rabije të Memaliajt, Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë një dëshmi audio ekskluzive. Kunati i viktimës, i cili do të mbetet anonim për shkak se në Shqipëri kërkohet në lidhje me një aksident tregon versionin që di për ngjarjen.

Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të ngritura në media nëse ishte apo jo Muho një informator i policisë. Sipas tij, Muho prej një viti telefononte policinë për të treguar se në zonë mbillej kanabis, por vetëm kur iu drejtua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në zonë erdhën policë për kontroll.

I riu që jeton në Greqi thotë se në fshatin Rabije por edhe fshatra të tjerë mbillet masivisht kanabis që prej vitit 2016-të. Sipas tij, prej një viti Muho dhe familja e tij jetonin me zhurmën e kallashnikovëve, të përdorur gjatë natës për të ruajtur parcelat e kanabisit.

“Puna e drogës ka nisur që në 2016…mbillej droga në çdo hapësirë. Unë kam jetuar edhe vetë atje. Sa herë errësohej hidheshin çdo natë mbi 1200 fishekë që të trembeshin banorët…të mos iu afroheshin parcelave. Kunati im prej një viti ka shkuar në polici dhe mund të ketë shkuar në polici dhe të ketë denoncuar fenomenin. Ndjehemi të rrezikuar ka thënë. Ai kishte një fëmijë 3 vjeç”

Sipas kunatit, policët kanë ardhur afër fshatit të tyre një ditë para se Muho të vritej. Ai shton se pasi kanë asgjësuar disa parcela me drogë në fshatin Gllavë, policët kanë darkuar me njerëzit që kultivonin kanabis.

“Prej një viti telefononte dhe ankohej në Tepelenë dhe në Gjirokastër dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr…Shumë herë ka bërë telefonata dhe denoncime, thoshte hajdeni se po na tremben fëmijët. Askush nuk erdhi. Nga kjo u detyrua të kontaktonte me strukturat e SHCBA-së, gjeti një numër dhe i mori në telefon. Ata kanë dhënë urdhër që të vinte policia e Gjirokastrës në fshat. Ata pastaj kanë prerë edhe dy parcela në Gllavë. Pas kësaj kanë ngrënë darkë me mish të pjekur, janë shtruar me ata…”

Duke e përjashtuar pistën që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një problemi pronësie, kunati tregon edhe konfliktin që ka pasur me fqinjët e tij.

“Ka pasur konflikt me një familje që jeton afër tyre. Sa herë shkoja në fshatin e tyre e dëgjoja që bënte debat për rrugën e kalimit dhe për punën e një çezme. Një herë janë zënë keq, ka ndërhyrë edhe kryeplaku, por nuk mendoj se vrasja ka ndodhur për këtë shkak”

Në bisedën audio ai pranon që edhe kunati i tij ka kultivuar kanabis kohë më parë dhe se në zonë një shef policie që e njihnin të gjithë me pseudonimin Kiço merrte pjesën e tij./Report tv

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026
Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat
Kryesore

Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat

09/02/2026
Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie
Kryesore

Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie

09/02/2026
Kryesore

Zaptoi pronën e tjetrit, nën hetim një person në Përmet

09/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Hodhi një send të fortë në rrugë duke shkaktuar dëmtimin e të miturit, nën hetim adoleshenti nga Tepelena

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

S’ka fat! Drake humbet 1 milion dollarë në bastin e ‘Super Bowl’

S’ka fat! Drake humbet 1 milion dollarë në bastin e ‘Super Bowl’

09/02/2026
Në ndjekje të kreut, Milani sfidon Pisën, Allegri pret rikthime të rëndësishme nga infermieria

Në ndjekje të kreut, Milani sfidon Pisën, Allegri pret rikthime të rëndësishme nga infermieria

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al