Vetëm 805 studentë është kuota e miratuar për universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër për vitin akademik 2018 -2019. Frekuentimi i këtij universiteti pritet të mbetet brenda të njëjtave nivele me vitet e kaluara. Zv/rektori Jani Dine pohon se dy raundet e para të regjistrimeve në këtë universitet, numërojnë 299 studentë të regjistruar, ku numrin më të lartë e shënon dega e infermierisë së përgjithshme e ndjekur nga Fakulteti Ekonomik.
Vendosja e notës mesatare mbi 7 duket se ka qenë faktor penalizues për degët e mësuesisë në universitetin e Gjirokastrës ku është shënuar një rënie e ndjeshme regjistrimesh, ndërkohë që nuk kanë munguar as degët në të cilat nuk ka asnjë student të regjistruar. Regjistrimet e reja janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale, tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit.
Universiteti I Gjirokastrës ka shënuar rënie të ndjeshme të numrit të studentëve nga viti në vit. Ndërsa në vitin 2012 kuotat e institucionit më të rëndësishëm arsimor, kulturor e shkencor në Jug të vendit ishin mbi 2000, sot kufiri maksimal i tyre është dicka më shumë se 800 studentë.
Gjatë viteve të fundit universiteti i Gjirokastrës rrezikoi mbylljen e pesë degëve të studimit, ndërsa numri i studentëve të rinj që ulen për herë të patë në auditoret e këtij universiteti, ku studiojnë në total rreth 1500 studentë, nuk e kalon shifrën e 300 studentëve për të tre fakultetet. Këtë vit situata duket po kaq pesimiste, pasi ky universitet veç nivelit të ulët të studentëve të regjistruar që përgjithësisht janë me mesatare nën 6, rrezikon mbylljen