Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar për carjet në një prej mureve të Kalasë së Gjirokastrës. Sipas saj duhet ndërhyrje e menjëhershme.
“Kalaja e Gjirokastrës po shëmbet , Mirela po krihet! Urat ranë, pasuritë kombëtare po shkojnë drejt shkatërrimit, artistët po i largojmë nga vendi i tyre. Tani dhe muret e Kalasë së Gjirokastrës, monument kulture i kategorisë së parë, pasuri e UNESCO-s dhe trashëgimi botërore janë krisur e prit kur të na rrëzohen. Kësaj i thonë kalaja prishet e Mirela krihet… Ju lutem merrni masa sa nuk është vonë!”, shkruan Malaj.