Ndodh rrallë që një deputet të marrë lule dhe që mbi të gjitha këto t’i jepen live në Parlament.
Por ja që fatlumi në këtë rast është ish kryeministri, Bashkim Fino. Fino feston sot 55 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast dikush ka vendosur ta surprizojë në këtë mënyrë. As vetë ai se ka besuar se lulet ishin pikërisht për atë dhe jo një nga deputetet e Parlamentit.
Duket se kjo ka qenë e papritur edhe për kolegët e majtë Bledi Çuçi e Saimir Tahiri, të cilët e kanë pritur duke qeshur momentin kur Fino do merret lulet në duar.