Deputeti shqiptar ‘zgjidh qesen’, jep 1 mijë euro për katedralen Notre Dame


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur të dhurojë një pjesë të pagesës së tij mujore, 1 mijë euro, si kontribut për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” në Paris, maja e së cilës u shkrumbua nga flakët në krye të kësaj jave.

“Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!”- shkruan në një postimi të tijin në “Facebook” Tahiri, i cili mes rreshtash shpjegon se ky akt humanitar është një shpagim ndaj Francës, që shërbeu si strehë e sigurt për prindërit e tij gjatë Luftës së Kosovës.

Sipërmarrës të shumtë dhe figura të botës së artit janë mobilizuar për restaurimin e një prej katedraleve më të hershme të Evropës. Deri më tani kontributet e derdhura kanë arritur shifrën e majme të 800 milionë eurove.