Greqia festoi një ditë më parë Festën Kombëtare në Finiq, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e disa partive që përfaqësojnë minoritetin në vend. Përfshirë këtu kryetarin e bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, deputetin e PS-së, Alket Hyseni, kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule, kryetarin e Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsullin e Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputetin e PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve ishte pjesa kur e mori fjalën deputeti i PS, Alket Hyseni
Ai nisi të fliste greqisht u shpreh se në këtë ditë të gjithë ndihemi pak grekë.
Hyseni tha: Sot do flas greqisht, pasi sot të gjithë ndihemi pak grekë. Ju përcjell urimet e kryeministrit Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri. Jam i sigurt që vitin tjetër do të festojmë në qendrën e re këtu.”
Fjalën më pas e mori kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili u shpreh:
Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhe për gjithë grekët në mbarë botën.”
Kristaq Kiço, kryetari i Partisë Mega u shpreh:
Ndihemi krenar për këta fëmijë që për vit të dytë radhazi këtu në zemrën e helenizmit festojnë krenarë 25 marsin. Të flasë njeriu për historinë greke do shumë kohë. Është e pambarueshme historia greke, mësimet e saj dhe jo vetëm për ne, por për gjithë botën.”