Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e aktivit të Partisë Demokratike në Gjirokastër, deputeti Tritan Shehu tha se kryeministri Edi Rama ka gënjyet për investimin në rrugën Kardhiq-Delvinë apo për Bypassin e Tepelenës.
“Disa javë më parë tha që brenda një jave do të fillojnë punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, tha që brenda një jave do fillojnë punimet në Bypassin e Tepelenës. Ku jemi? Gënjeshtër me bisht! As ka ndërmend të fillojë kurrë, sepse mendja dhe vizioni është kthyer në mbushjen e një thesi. Kjo qeveri e ndjen veten në ikje dhe do të përfitojë sa më shumë në ikje e sipër”, tha Shehu.
© ArgjiroLajm.net