Deputeti i Gjirokastrës në karikaturën e Bujar Kapexhiut

Edhe pse kërkon 84 vota në Kuvend dhe konsensusi i opozitës është një detyrim, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi lajmëroi se javën e ardhshme, maxhoranca do të bëjë publike një draft për amendimin e Kodit Zgjedhor. Me thirrjen për opozitën që të bashkëpunojë, deputeti Çuçi mbajti gjallë shpresën se reforma zgjedhore nuk ka vdekur. Pas këtyre deklaratave të tij, deputeti i Gjirokastrës u bë protagonist i karikaturës së ditës në Mapo nga mjeshtri Bujar Kapexhiu. 

©ArgjiroLajm.net