Ish- deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, i ftuar mesditën e sotme në studion e lajmeve të Fax News ka folur për punimet që po kryhen në kalldrëmin e Gjirokastrës.
Sipas Shehut, punimet në atë kalldrëm po kryhen në kundërshtim me ligjin pasi, kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur nga UNESCO, dhe për këtë arsye duhet që të ndërhyrja të jetë e kujdesshme. Në fakt punimet restauruese në kalldrëmin e Gjirokastrës bëhen me lejen e UNESCO-s, por Tritan Shehu bën sikur nuk e di këtë gjë .
Ai qytet është në mbrojtje të UNESCOS dhe nuk mund të veprohet pa u diskutuar, kjo është një veprim dhe nuk mund të kryhet asnjë llojë procedure, por konstatojmë që këto veprime janë kryer në fshehtësi. Ai kalldrëm nuk përmbush standardet, duhet që të ruhen disa elementë, mendoj se ndërhyrjet që po kryhen në kalldrëme janë arbitrare-është shprehur zoti Shehu. Sipas tij është një punim që fsheh dicka jo legale, duhet ndaluar për të parë se si duhet kontrolluar dhe rishqyrtuar edhe njëherë.
Dëmet që po bëhen në qarkun e Gjirokastër janë të madha, pasi po shkatërrohen urat dhe monumentet, dhe ajo që është më e keqja është se po tentojnë të kanabizojnë qarkun e Gjirokastrës në kufi me Tepelenën po tentohet të kanabizohet. Kam informacione nga vetë banorët e Gjirokastrës, i bëj thirrje policisë të hetojë. Dhe zgjidhja e vetme është që banorët të vijnë në Tiranë të protestojnë-u shpreh ish deputeti demokrat i Gjirokastrës.