Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ftuar në studion e lajmeve në News24, tha se për Saimir Tahirin nuk pati asnjë provë të shfaqur nga Prokuroria që ta shpallte atë fajtor.
Njëherësh anëtar i këshillit, Çuçi tha se ai vetë do të ishte i pari që do votonte pro-heqjes së imunitetit të çdo politikani të implikuar në trafik droge, qoftë edhe kryeminsitri.
Deputeti socialist tha se “opozita bashkë me prokuorinë kishin shpallur një armik dhe donin ta bënin fajtor me zor”.
Më tej Çuçi ngriti dyshime kur tha se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk pati short për përzgjedhjen e prokurorëve që do të hetonin këtë çështje, element që e kompromenton që në fillim procesin.