Plarent Ndreca po ju ngre sërish kurth maturantëve. Paralajmërimi vjen nga një maturant dhe i jepet jehonë nga ish kryeministri Sali Berisha.
Në një status në Facebook, Berisha shkruan:
Maturanti dixhital jep alarmin!
Po perseritet skenari i vitit te kaluar!
Lexojeni kurthin qe Plarent Ndreca ju kurdis. sb
“Pershendetje nga une, viktime e sistemit te deshtuar arsimor,
I nderuar Z.Ish Kryeminister,
Jam maturant dhe sot jane hapur aplikimet per te plotesuar formularet per universitete. Kemi afat deri neser per ti derguar. Kam gjithe diten qe mundohem te gjej listat me fituesit e fundit te matures 2016 por eshte e pamundur. Kam derguar email-e ne ministrine e arsimit , te Akp, ne universitete dhe 2 prej tyre qe moren mundimin te me kthenin me thane qe nuk kane informacion.
Me fal tani ku mund te drejtohem tjeter? Cdo vit te dhenat kane qene ne internet si formulat e llogaritjes se pikeve dhe listat e fituesve te meparshem , si duket korrupsioni nuk po ulet ashtu sic shitet neper media por rritet duke shkaterruar te ardhmen e te rinjve shqiptare,qe i shtyn te braktisin vendin, perfshire ketu dhe mua.
Ashtu si matura vjetshme qe deshtoi totalisht , i njejti fat na pret edhe kete vit.
Suksese te gjithe maturanteve.”