Edhe nga Gjirokastra herët në mëngjes sot u nisën drejt Tiranës mbështetësit e PD-së. Zyrtarisht PD i fryu shifrat duke thënë se ishin 2 mijë vetë nga ky qark, por në fakt ishin shumë më pak. Sidoqoftë ky është një debat tjetër. Me të mbërritur në Tiranë, grupi i protestuesve nga Gjiroakastra u përshëndet dhe motivua nga kryetari Dasho Aliko. Me një altoparlant në dorë ai bëri thirrje për ‘rrëzimin e së keqes së madhe që ka pllakosur vendin’. Sipas Alikos sot Shqipërisë i erdhi radha të marrë frymë lirisht. Protestues të tjerë nga Gjirokastra mbanin në duar gjithashtu vuvuzela. Një javë më parë PD zhvilloi protestë në Gjirokastër, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Lulzim Basha. Numri i pjesëmarrësve ishte i ulët.
©argjiroja.net