Kapet bashkëpunëtori i vjedhjes së bimëve medicinale në një magazinë më 18 Shtator 2018. Policia ka ndaluar shtetasin: Njazi Muçodemi, 60 vjeç, lindur në Vllahat dhe banues në Ksamil.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka nxjerrë urdhërin e ndalimit të tij si i dyshuar për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Njazi Muçodemi në bashkëpunim me shtetasin Sefer Kanushin (arrestuar më parë), janë futur në një magazinë në Delvinë, në të cilën kanë vjedhur bimë medicinale me qëllim shitje për përfitime të përbashkëta si dhe një sasi parash prej 1000 euro.
Policia e Delvinës ka bërë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e një automjeti tip furgon “Benz Mercedes” në pronësi të tij, i cili dyshohet se është përdorur për vjedhjen dhe transportin e bimëve medicinale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikusr nga neni 134/2 i Kodit Penal.