24 orë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa noton në det. Mesa duket pas fushatës përmbyllëse në Vlorë, Rama ka vendosur të pushojë pak duke shijuar bregdetin e jugut.
‘Mirëmëngjesi’, shkruan kryeministri bashkëngjitur videos.
Kujtojmë se sot në Shqipëri është heshtje zgjedhore, pas mbylljes të fushatës një ditë më parë nga Partia Socialiste.
Në zgjedhjet që priten të realizohen ditën e nesërme në 30 Qershor, opozita nuk do të marrë pjesë, ndërkohë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka anuluar 30 Qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 Tetor.