Alma Hoxha vijon fushatën elektorale në fshatrat e Bashkisë Përmet. Me të është edhe ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja, Mirela Kumbaro. Gjatë takimit në fshatin Rrapckë, Kumbaro ndeshet edhe me një ish studente të saj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
“Zemra Mal. Quhet Savjola Selmani, ish studente e shkëlqyer e Frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që m’u shfaq në derë- në lartësitë e Rrapckës, në malësitë e Përmetit- tek trokisnim derë më derë me Alma Hoxhën. Ajo sot është mësuese e Frëngjishtes në Përmet. Krenar për studentët e mi’, shkruan Kumbaro në një postim në faqen e saj në Instagram.