Një 17-vjeçar nga Këlcyra, i cili ishte denoncuar i zhdukur prej katër ditësh nga familjarët, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa.
Matias Rizallari dyshohet se mesditën e se dielës është mbytur në lumin Vjosa ndërsa lahej.
Sipas burimeve në Policinë lokale i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.
Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në hyrje të Këlcyrës mëngjesin e sotëm pas mbërritjes së polumbarëve të RENEA-s.
Trupi i pajetë i të riut u dërgua ekspertizë mjekoligjore në morgun e spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër, ndërsa autopsia u bë nga një mjek ligjor i mbërritur nga Vlora.
Bëhet e ditur se nga rezultatet e autopsisë rezulton se në trupin e tij nuk ka shenja dhune, por vetm mbytjeje.