Gjirokastra është ‘mbërthyer’ nga dëbora prej dy ditësh. Qarkullimi banorëve vendas është vështirësuar për shkak të rrugëve të bllokuara. Por kjo situatë e pazakontë s’i ka penguar vizitorët e huaj të ndjekin intineraret e tyre. Në videon që sjell Argjirolajm.net shihen disa turistë gjermanë, të cilët zbresin rrugëve të kalldrëmta me kuaj, duke sfiduar në këtë mënyrë dëborën dhe të ftohtin. E teksa vendasit ankohen për situatën kritike, të huajt duket se po e shijojnë tej mase Gjirokastrën e ‘ngrirë’.
© Argjirolajm.net