Qarku Gjirokastër ndodhet në kushtet e emergjencës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë prej rrugëve janë të bllokuara. Problematik paraqitet edhe aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër, por pas ndërhyrjes gjatë ditës së djeshme, situata u normalizua disi dhe kalimi në këtë rrugë bëhet vetëm me zinxhirë dhe me kujdes të madh. Këshillohet gjithashtu që automjetet e vogla të shmangin lëvizjet në këtë aks. Pritet që situata të jetë e njëjtë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme. Në shkollat e Gjirokastrës është pezulluar procesi mësimor, ndërkohë që raportohet se ka edhe probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
©Argjirolajm.net