Qarku Gjirokastër ndodhet në kushtet e emergjencës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Rrugët e brendshme të qytetit janë të bllokuara. Automjetet e kanë të vështirë të qarkullojnë edhe me zinxhirë. Gjatë orëve të natës është hedhur kripë dhe skorje në disa prej rrugëve të brendshme të qytetit, si dhe janë përdorur fadromat për të pastruar dëborën. Pothuajse të izoluara janë të gjithë fshatrat malore të qarkut. Shihni pamjet më poshtë.
©Argjirolajm.net