• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëbora në Gjirokastër, është e pandershme t’i kërkoni Zamira Ramit përtej mundësive të saj. Kapni lopatat dhe pastroni vetë sokaqet nëpër lagje

12/01/2019
Gjirokastra nën ujë/ Ku ka humbur Zamira Rami?

Bllokimi i rrugëve nga dëbora dhe izolimi  i shumë fshatrave ka qenë një nga çështjet më të diskutuara këto tre ditët e fundit në Gjirokastër. Shumica bëjnë njëzëri fajtore Bashkinë Gjirokastër për neglizhencë, vonesë dhe mosmarrjen e masave përkatëse.  Po t’i shtosh kësaj panorame edhe faktin që kryebashkiakja Zamira Rami është ‘zhdukur’, qoftë edhe nga rrjetet sociale apo nga mediat, fabula kompletohet, dhe në këtë mënyrë krijohet përshtypja e gjerë se Bashkia Gjirokastër dështoi në menaxhimin e kësaj emergjence.

Natyrisht që Bashkia Gjirokastër ka përgjegjësitë e veta në përballimin e situatës, njësoj si bashkitë e tjera të qarkut dhe vendit, por padurimi i njerëzve është në shumë raste i pakuptueshëm. Të pretendosh të kesh të gjitha rrugat e hapura pak pasi dëbora ka shtruar, sigurisht që është diçka shumë e bukur dhe ideale, por le të mos harrojmë që nuk jemi as Kanadaja, Zvicra apo ndonjë shtet tjetër, që pavarësisht infrastrukturës shumë të mirë, kur vjen puna në situata si këto sërish ka vështirësi të mëdha.

Ndaj, t’i kërkosh Zamira Ramit apo Bashkisë Gjirokastër të të pastrojë menjëherë rrugën, jo vetëm atë kryesore, por edhe të lagjes e madje deri tek pragu i shtëpisë, më shumë sesa një kërkesë legjitime si taksapagues është e pandershme dhe deri diku kapriço ndaj shtetit si strukturë. Në situata si këto, jo çdo gjë pritet nga shteti, por ka solidaritet dhe punë vullnetare në komunitet. Thënë këto, shumë prej banorëve të lagjeve të sipërme të Gjirokastrës, ndoshta është më e udhës të marrin lopatat vetë dhe të pastrojnë sokaqet sesa të qesëndisin Zamira Ramin para kamerës së Televizionit Gjirokastra.

Gazetarët e këtij të fundit kanë tre ditë që bëjnë kronika për rrugët e bllokuara dhe enkas përzgjedhin sinkronet e njerëzve që bëjnë përgjegjëse Bashkinë Gjirokastër. Si nuk bënë vallë një kronikë përse mungon në Gjirokastër kultura e vullnetarizmit dhe solidaritetit në këto raste?! Është e lehtë t’i vësh mikrofonin para dikujt dhe ta ‘yshtësh’ të flasë kundër shtetit apo bashkisë në një situatë si kjo. Të kuptohemi, nuk po marrim në mbrojtje Zamira Ramin nga ‘thumbat’ e Flamur Golemit, drejtorave të qeverisë apo Televizionit Gjirokastra.

Po të jetë për mbrojtje, ajo ka gazetarët e vet, ca të punësuar në bashki, ca të tjerë që i mban me tollona nafte e ca me diploma të falsifikuara. Por ky është problemi i saj. Ideja është që mos i kërkoni shkopin magjik Zamira Ramit të pastrojë gjithë sokaqet e Gjirokastrës dhe fshatrave përreth sa hap e mbyllë sytë.  Askush nuk e bën dot këtë menjëherë. Mjetet financiare, burimet njerëzore dhe logjistike që janë në dispozicion të emergjencave civile nuk mjaftojnë, jo për Gjirokastrën, por as për qytete të tjera më të mëdha.

Kështu që, në këto raste zgjidhja është më tepër puna vullnetare dhe solidariteti sesa të presësh çdo gjë nga shteti apo bashkia. Nuk po themi të pastroni autostradën, por ama sokakun e vet mund ta pastrojë kushdo. Patjetër që një situatë e tillë mund të menaxhohej më mirë nga Bashkia Gjirokastër, por mos i kërkoni Zamira Ramit përtej mundësive të saj. Ka plot dështime ku mund t’i ‘përvisheni’, fjala vjen tek investimi gjysmak në Tregun Industrial, por mos i kërkoni të shpikë ndonjë formulë për të pastruar gjithë Gjirokastrën në kohë rekord.

©argjiroja.net 

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al