Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e akseve rrugore nga veriu në jug. Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm:
Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj.
Valare-Erind-Çajup
Pa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si:
Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.
Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac.
Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
9Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë
Aksi kryesor Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir. Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.