Qarku Gjirokastër ndodhet në kushtet e emergjencës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë prej rrugëve janë të bllokuara. Sa i përket Bashkisë Tepelenë raportohet se vijon të jetë e bllokuar rruga drejt Kurveleshit, si dhe është ndërprerë energjia elektrike. Të bllokuara janë edhe rrugët e fshatrave Lekël, Salari, Hormovë, Mezhgoran dhe Luzat. Mungon energjia elektrike edhe në fshatin Dukaj. Në njësinë administrative Lopës nuk raportohen probleme, si dhe rruga është e hapur. Për Bashkinë Memaliaj, rrugët e fshatrave janë të hapura, si dhe mësimi nëpër shkolla vijon normalisht. Pa energji elektrike janë fshatrat Selckë dhe Shalës në njësinë administrative Buz.
©Argjirolajm.net