• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Datat për provimet e licencimit të mësuesve, ja rregullat e reja

07/10/2019
Datat për provimet e licencimit të mësuesve, ja rregullat e reja

Sezoni i provimeve të shtetit për licencimin e mësuesve të rinj që duhet të zhvillohej në muajin korrik, do të mbahet në tetor. Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton mësuesit e rinj se testimet nisin në javën e tretë, teksa u kujton rregullat për pjesëmarrjen. Pa diplomë masteri mund të futesh në provim, (duke siguruar një vërtetim që dokumenton shlyerjen e detyrimeve), por pa dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj, jo. Pas mësuesve, radhën e kanë në dhjetor profesionistët e shëndetësisë, të cilët nëse testohen brenda afateve të parashikuara, përfundojnë provimin brenda janarit të 2020-ës.

GJUHA E HUAJ

Çdo kandidat, për t’u licencuar, duhet të dijë paraprakisht që përveç dokumenteve identifikuese dhe pagesës së tarifës bazuar në herën e pjesëmarrjes në provim, duhet të ketë të noterizuar diplomat e dy niveleve, bachelor e master. Për ata që ende nuk kanë në dorë këtë të fundit për efekt kartonësh nga universiteti, Qendra e Shërbimeve Arsimore pranon një dokument ekuivalent. Por kur vjen puna te njohja e gjuhës së huaj, nuk toleron. Të njëjtin kusht që vë universiteti për lëshimin e diplomës master, e ka edhe QSHA.

Në njoftimin e ndarë për kandidatët, ua bën të qartë se pa dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj, nuk futen në provim, edhe pse mund të kenë paguar faturën. “Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim, si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit”.

KUSHTET PËR PROVIM

Kandidatët që do të pranohen në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit duhet të kenë përfunduar programin e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, bachelor e master, në fushën e edukimit. Katër kategoritë e mësuesve që futen në provim janë ata që kanë kryer me sukses praktikën profesionale; rezultojnë jokalues në sezonet e kaluara të provimeve; nuk janë paraqitur gjatë sezoneve të mëparshme si dhe janë në marrëdhënie pune dhe kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në edukim.

Edhe pse afatet e dorëzimit të listës emërore të mësuesve nuk kanë përfunduar në çdo drejtori e zyrë vendore, si rregull, ato duhet të nisen tri javë përpara nisjes së sezonit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Kjo, me qëllim hartimin e orareve bazuar në emrat dhe profilet e atyre që do të testohen. Në fund, janë ata që penalizohen. “Lutemi që kandidatët e interesuar të përfundojnë sa më parë procedurat e regjistrimit pranë ZVA ose DRAP përkatës. Përtej afatit të përcaktuar nga MASR, nuk do të ketë pranime për pjesëmarrje në provimin e shtetit”, nënvizon QSHA në njoftimin për mësuesit e rinj. Rregullat janë të njëjta. Komunikimi, ushqimi e duhani ndalohen rreptësisht në ambientet e provimit elektronik. Ndërsa celularët këshillohet të mos merren me vete, pasi në ambientet e brendshme të QSHA-së ka bllokues valësh dhe nuk funksionojnë.

Related Posts

Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg
Kryesore

Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg

30/11/2025
Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni
Kryesore

Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni

30/11/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Bllokohet kalimi në Kakavijë, fermerët grekë pritet ta zgjasin protestën deri më 5 dhjetor

30/11/2025
Ina Zhupa takim me fermerë në Konispol: AKU e paaftë për të kontrolluar tregun! Po dëmtohen prodhuesit vendase duke mos gjurmuar abuzuesit
Kryesore

Ina Zhupa takim me fermerë në Konispol: AKU e paaftë për të kontrolluar tregun! Po dëmtohen prodhuesit vendase duke mos gjurmuar abuzuesit

30/11/2025
Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri (VIDEO)
Lajme

Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri (VIDEO)

30/11/2025
Nëna e Shpat Kasapit pret ngushëllimet me fotografinë e djalit mbi gjoks
Kryesore

Nëna e Shpat Kasapit pret ngushëllimet me fotografinë e djalit mbi gjoks

30/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski

Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski

01/12/2025
Shpat Kasapi u nda nga jeta, përplasje e fortë mes dy Adelina-ve: Tahiri kritikon koncertin e Ismailit

Shpat Kasapi u nda nga jeta, përplasje e fortë mes dy Adelina-ve: Tahiri kritikon koncertin e Ismailit

01/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al