Mediat greke kanë zbardhur detaje për sasinë jo-modeste të kokainës që u kap sot në Astakos. CNN shkruan se prapa grupit qëndrojnë kriminelë të njohur, të cilët njihen për hetuesit si pjesë e Krimit të Organizuar. Një shqiptar, me rekorde të njohura kriminale, dyshohet se është organizatori.
Ndërkohë që itinerari i drogës është edhe më interesant. 1.2 ton kokainë që u gjet sot nga DEA, ishte nisur nga Karaibe brenda një anije mallrash. Pasi kishte hyrë në tokën helene, trafikantët e kishin transportuar atë në disa dhoma të marra me qira në plazh. Nga atje, trafikantët e vegjël, do t’i merrnin për t’i dërguar në të gjithë vendin.
Policia mundi të gjejë dhe sekuestrojë kallashnikovët dhe pistoletat, si edhe të kapë anijen. Ndërkohë që avokati Sakis Kehagioglou, i cili mbron një nga të arrestuarit, i tha CNN:
“Padyshim që është një sukses i madh në një nivel evropian goditja dhe kapja e një sasie kaq të madhe droge. Ndarja e përgjegjësive për të arrestuarit do të nxjerrë në pah të gjithë ngjarjen.”, tha ai.