• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin dokumentet, ja kush qëndron pas idesë për ta larguar Gjykatën e Apelit nga Gjirokastra

09/10/2019

Ideja për mbylljen e Gjykatës së Apelit Gjirokastër nuk është e kohëve të fundit. Ka të paktën 3 vite që është hedhur si propozim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Argjirolajm.net publikon sot letrën e dërguar nga Manjani, si dhe relacionin shpjegues të Gjykatës, që argumenton përse heqja e Apelit nga Gjirokastra është një vendim i gabuar.

Le t’i marrim me radhë. Ish-ministri i Drejtësisë e mbështet propozimin e tij në një studim të organizatës “CEPEJ”, e cila është më e fuqishmja në hapësirën europiane përsa i përket çështjeve të organizimit të shërbimit gjyqësor. Sipas këtij studimi, Manjani thotë se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të riorganizohet tërësisht shërbimi gjyqësor. Varianti i tij është për 12 Gjykata Fakti (Gjykata të Shkallës së Parë) në qytetet qendër qarku dhe 4 Gjykata Apeli në të gjithë vendin. Aktualisht Shqipëria ka 6 Gjykata Apeli.

Sipas idesë së Manjanit, duhet që të ketë një Gjykatë Apeli në Shkodër, për veriun e Shqipërisë; Gjykata e Apelit Tiranë për Shqipërinë e Mesme; Gjykata e Apelit Korçë për juglindjen dhe Gjykata e Apelit Fier për Shqipërinë e jugut dhe jugperëdnimin. Më pas në letrën e Manjanit parashtrohen edhe përfitimet që do të sjellë ky variant. Ndërkohë Gjykata e Apelit Gjirokastër ka bërë një relacion shpjegues përmes së cilit kundërshton mbylljen e këtij institucioni dhe transferimin e shërbimit gjyqësor në shkallën e dytë të gjykimit në një qytet tjetër. Argumentetet janë disa, sikundër mund t’i lexoni në dokumentin që publikon Argjirolajm.net

Së pari, kapacitetet infrastrukturore të Gjykatës së Apelit Gjirokastër janë të plota për zhvillimin normal të punës dhe përbëjnë një element më tepër për mossuprimimin e gjykatës. Për fat të keq ky element nuk është marrë në konsideratë nga Ministria e Drejtësisë.

Së dyti,  Apeli i Gjirokastrës ofron një shërbim gjyqësor e administrativ me standarde, të cilat janë vlerësuar edhe nga Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ)

Së treti, Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ka normë shumë pozitive të zgjidhjes së çështjeve, si për ato civile (me normë 96%) ashtu edhe për ato penale (me normë 107%)

Apeli i Gjirokastrës zhvillon seancën e parë gjyqësore brenda 2-3 javësh për çështjet e ardhura nga Gjykata e Përmetit; brenda 3-6 javësh për çështjet e ardhura nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër dhe brenda 4-10 javësh për çështjet e ardhura nga Gjykata e Sarandës (për shkak të fluksit të madh të këtyre çështjeve)

Kohëzgjatja maksimale për gjykimin e një çështje në Apelin e Gjirokastrës është afërsisht 3-4 muaj, thuhet në dokumentin që publikon Argjirolajm.net

Në përfundim, Gjykata e Apelit Gjirokastër i jep Ministrisë së Drejtësisë këtë opinion.

“Me të tillë tregues pune dhe të tilla vlerësime nga Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk duhet të suprimohet, por siç rekomandon CEPEJ në raportin e sipërcituar, duhet të inkurajojë të vazhdojë veprimtarinë sikurse edhe sot, duke ofruar për përdoruesit e saj një shërbim cilësor dhe efiçent, sipas standardeve të çdo vendi të Bashkimit Europian”

Natyrisht që janë të diskutueshme edhe vlerësimet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër për “shërbim cilësor”, për “standarde bashkëkohore”, “efiçencë të lartë” etj etj. Ky institucion reflekton doemos të gjitha simptomat e gjykatave të tjera të vendit; korrupsionin, vonesat, vendimet klienteliste etj. Por sidoqoftë ky nuk është argument për ta zhvendosur insitucionin nga Gjirokastra.

Po të qe kështu, i bie që të gjitha gjykatat e vendit t’i largonim nga Shqipëria pasi ato janë institucione ku gëlon korrupsioni dhe klientelizmi. Sfida e shtetit shqiptar është t’i reformojë institucionet e drejtësisë aty ku janë. Sigurisht që ky reformim duhet të përfshijë edhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër, por jo të largohet drejt një qyteti tjetër. Kjo do të ishte fatale për Gjirokastrën nga pikëpamja administrative si qendër qarku, por edhe për qytetarët që do të shpenzojnë më shumë kohë edhe para për të ndjekur çështjet e tyre në Fier.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar. Përqëndrimi në Fier i gjithë çështjeve të Apelit për jugun e Shqipërisë, do të krijojë vonesa të mëdha për qytetarët, si dhe do të rrisë shpenzimet për ta. Mendoni dikë që duhet të udhëtojë nga Konispoli për një gjyq në Fier. Janë qindra kilomentra rrugë, janë shpenzime në para dhe në kohë. Distanca të tilla të largëta mundet gjithashtu edhe të dekurajojnë qytetarët për të kërkuar drejtësi në shkallën e dytë të gjyqësorit. Burime të Argjirolajm.net thonë se një vendim përfundimtar për zhvendosjen ose jo të Gjykatës së Apelit Gjirokastër pritet të merret brenda muajit dhjetor të këtij viti nga Ministria e Drejtësisë.

Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, prandaj po e sjellim në vëmendje këtë çështje për të patur një reagim publik dhe natyrisht për të lobuar tek ata që lëvizin fijet e pushtetit. Nuk jemi duke mbrojtur prokurorë e gjykatës të korruptuar që mund të jenë pranë kësaj gjykate. Ata i kanë hesapet me Vettingun. Në interesin e Gjirokastrës është që ky institucion të mos largohet. Nëse kjo do të ndodhë, nuk humbasin vendet e punës ata pak njerëz që janë aty, humbasin qytetarët e jugut dhe Gjirokastra. Shihni më poshtë letrën e Ylli Manjanit dhe relacionin e Gjykatës së Apelit që kundërshton këtë ide.

©argjiroja.net 

Letra e Ylli Manjanit 

Kundërshtimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër 

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

11/07/2025
Donald Trump Show

“Nga 1 gushti, tarifa të reja doganore prej 35% për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së  

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al