• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin detajet/ Pas 1,2 tonë kokainë në Greqi qëndrojnë të paktën 2 grupe shqiptare

27/01/2020
Dalin detajet/ Pas 1,2 tonë kokainë në Greqi qëndrojnë të paktën 2 grupe shqiptare

Sasia prej rreth 1,2 ton kokainë që u kap në Greqi pak ditë më parë ishte porosi e të paktën 2 grupeve shqiptare.

Report TV, e cila ka mundur të shqyrtojë dosjen hetimore, thotë se grupet ishin përpjekur ta trafikonin ngarkesën që prej vitit 2018 dhe se bisedimet e para ishin zhvilluar në Barcelonë, atje ku porosinë e kishte miratuar një prej drejtuesve, një shqiptar me pseudonimin “Doktori”.

Alfred Arapi, i shpallur në kërkim, porositi ngarkesën në Amerikë të Jugut më 8 dhjetor 2018. Për 4 ditë ai udhëtoi nga Athina drejt ishujve Las Palmas e më pas drejt Amerikës së Jugut me një jaht, të cilin ia kishte siguruar Stavro Trantis, një i infiltruar i DEA-s.

Në kthim, skafi qëndroi për rreth 5 ditë në portin e Tenerifes në Spanjë, ndërsa Arapi dhe i infiltruari i DEA-s takuan pjesën tjetër të grupit, Kristaq Ziun, Eduart Lamajn, Arben Bezinin dhe drejtuesin, “Doktorin”. Ky i fundit në paranojë të përgjimeve nga autoritetet ndërpreu në mes planin për të marrë ngarkesën.

Pak muaj më vonë, me angazhim nga Tirana dhe sërish me takime në Barcelonë, grupi riorganizohet. Ata dakordësojnë me furnizuesit nga Amerika e Jugut që ngarkesa prej 1,2 tonësh të sillej deri në ishujt Karaibe. Që atje ata do ta merrnin jo më me jaht, por me një barkë. Por sërish plani u ndërpre. Grupi nuk kishte siguri nga një prej furnizuesve, i cili ishte serb.

Rreth 7 muaj më vonë, në dhjetor, i infiltruari i DEA-s, telefonohet nga Bazini, i cili i thotë se do të duhej ta merrnin ata drogën në Surinami, në verilindje të Amerikës së Jugut.

Pas disa ditësh ata janë kthyer në Greqi duke shkarkuar drogën në qytezën e Astakos, atje ku një grup tjetër do t’i priste për ta ruajtur.

Më 25 janar, policia greke në bashkëpunim me DEA-n ndërhyri duke kapur ngarkesën 1,2 ton kokainë dhe arrestoi 8 persona, 6 prej të cilëve shqiptarët: Sandër Pemaj, Arbër Përdedaj, Lek Doda, Maksim Preçi, Erjon Truci, Erlind Zotaj.

Të arrestuarit mendohet se janë pjesë e grupit që do ta ruanin ngarkesën. Ky grup lidhej me grupin tjetër shqiptarë përmes Arbër Përdedës dhe një holandezi me origjinë arabe të identifikuar si Soufiane Hadduoti.

Të dy janë në kërkim, së bashku me Kristaq Ziun (me identitet të dyshimtë edhe si Enkeled Zeqo), Alfred Arapin, Eduart Lamajn, Altin Vokrrin dhe Arben Bezinin.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet greke kapin sasi të mëdha kokaine. Në periudhën gusht-shtator 2019 autoritetet greke kapën 700 kilogramë kokainë të fshehur në 12 kontenierë bananesh që vinte nga Ekuadori. Nga kjo sasi, 4 kontenierë kishin si destinacion Durrësin dhe mbanin një sasi prej 137 kilogramë drogë.

Autoritetet greke, ato amerikane dhe shqiptare vendosën të lejonin lëvizjen nën mbikëqyrje të ngarkesës për në Durrës me qëllim kapjen e porositësve. Mirëpo i ashtuquajturi operacioni Quito u shoqërua me pikëpyetje dhe dyshime për dekonspirim. Ngjashëm me aksionin e vitit të 2018 në Maminas ku u kapën 613 kilogramë kokainë, policia nuk lidhi asnjë bandë apo grup kriminal me ngarkesën./ Report Tv

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas më shumë se një dekade, Angelina Jolie flet hapur për mastektominë

Pas më shumë se një dekade, Angelina Jolie flet hapur për mastektominë

17/12/2025
Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al