• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çudira në Gjirokastër, lojtarin e Luftëtarit e thërasin ushtar në Greqi

17/05/2019
Çudira në Gjirokastër, lojtarin e Luftëtarit e thërasin ushtar në Greqi

Luftëtari rrezikonte që të humbiste edhe një tjetër lojtar në javën e parë të muajit maj. Aurel Demo, i lindur në Greqi 22 vite më parë, në datën 7 maj duhej të ishte nën urdhrat e shërbimit ushtarak 9- mujor.

Ai dispononin pasaportën helene dhe si çdo shtetas i këtij vendi, i ka ardhur shkresa në ambasadën greke në Tiranës për të krye shërbimin ushtarak.

Mbrojtësi në prononcim e dhënë për “Panorama Sport” rrëfen historinë e tij, ndërsa thekoi se nuk ka në plan që të largohet nga Luftëtari pa mbyllur më parë sezon, edhe pse duhet të bëjë ushtrinë. “Duke qenë se kam lindur dhe jam rritur në Greqi, si unë ashtu edhe familja ime jemi pajisur tashmë edhe me pasaportën e këtij vendi.

Jam qytetar që punoj jashtë shtetit helen dhe duke qenë në marrëdhënie pune, vetëm një muaj kam të drejtë të qëndroj në Greqi dhe jo më shumë. Për Luftëtarin mora këtë vendim që të mos shkoj në ushtri, pasi dua që ta çoj deri në fund këtë sezon dhe jap më të mirën për këtë skuadër”, u shpreh Aurel Demo.

KONTRATA – Veç Albano Aleksit dhe Xhekson Ferreirës, edhe Behar Ramadanit dhe Rustem Hoxhës po u skadon kontrata. Në fundin e këtij sezoni, që të 4 këta titullarë dalin të lirë në treg. Nëse dy të parët duken thuajse të ikur, të paktën referuar ngjarjeve të fundit dhe deklaratave që kanë dhënë pas vendimit që mori klubi për pezullim, ndryshon historia me dy të tjerët.

Rustem Hoxha, lideri i mbrojtjes së Luftëtarit, i pyetur nga “Panorama Sport” për të ardhmen, ka konfirmuar se marrëveshja i mbaron në fund të muaji maj, megjithatë është i paqartë sesi do të procedojë.

“Me Luftëtarin kam nënshkruar kontratën deri në muajin maj, që përkon dhe me mbylljen e këtij sezoni. Pavarësisht shkallës së dëmtimit, do të jem pranë skuadrës në ndeshjet e fundit dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka për këtë fanellë. Sa i përket të ardhmes sime, nuk mund të them asgjë. Më duhet që të pres mbylljen e kampionatit, më pas do të vendosim”, u shpreh durrsaku Rustem Hoxha.

Related Posts

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari me dy emra, pjesë e një organizate kriminale
Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari me dy emra, pjesë e një organizate kriminale

08/07/2025
Milan i heq “gradat” Ibrës, e zbulon…Allegri
Sport

Milan i heq “gradat” Ibrës, e zbulon…Allegri

08/07/2025
La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi
Sport

La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

08/07/2025
“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Zbardhen detajet e reja rreth trupit të dekompozuar që u gjet në Kolonjë, dyshohet se…
Lajme

Zbardhen detajet e reja rreth trupit të dekompozuar që u gjet në Kolonjë, dyshohet se…

07/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ben Affleck e paralajmëron hapur partnerin e ri të Jennifer: Jo të gjithë mund ta përballojnë

Ben Affleck e paralajmëron hapur partnerin e ri të Jennifer: Jo të gjithë mund ta përballojnë

08/07/2025
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për importet nga Serbia dhe 30% për ato nga Bosnja

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për importet nga Serbia dhe 30% për ato nga Bosnja

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al