Ministri i Bujqësisë dhe njëherazi i deleguari politik i PS-së në Gjirokastër, Bledi Çuçi, e konsideron nul dekretin e sotëm të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve në 13 tetor.
“Dekreti i sotëm i kreut të shtetit është akti i fundit i tragjikomedisë presidenciale. Sidoqoftë mbetet një dekret nul. Në 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje”, ka thënë Çuçi gjatë një interviste në Televizionin Gjirokastra.
Sipas tij Ilir Meta është duke i bërë karshillëk Kushtetutës dhe se mazhoranca do të vijojë me shkarkimin e tij.
Çuçi ndodhet në Gjirokastër prej një jave për fushatën elektorale të kandidatit për kryebashkiak, Flamur Golemi.
©argjiroja.net