Çpo ndodh me “Iphone 8” smartphonin e së ardhmes?! Difektet e para

Para disa ditësh, kompania Apple lançoi në treg dy telefona të rinj, iPhone 8 dhe iPhone X. Të gjithë u mahnitëm nga karakteristikat e tyre, por pa kaluar shumë ditë nga nxjerrja në treg, kanë dalë problemet e para dhe Apple ka nisur menjëherë hetimet.

Bëhet fjalë për disa probleme me ekranin dhe rasti i parë është regjistruar në Tajvan, ku ekrani i një telefoni është hapur teksa po karikohej bateria.  Rasti i dytë i bërë publik regjistrohet të ketë ndodhur në Japoni, ku klienti i Apple, ka denoncuar se iPhone 8 plus që ai kishte blerë kishte rezultuar me ekran të dalë nga shtëpiza. Ai e kishte publikuar këtë rast në Twitter.

Ndonëse kompania nuk ka kumentuar për rastet, është shprehur se po hetohet mbi to.

Leave a Reply

Your email address will not be published.