Çmenduri në Rusi, ja çfarë dhurate përfitojnë ata që votojnë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars në zgjedhjet e përgjithshme do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad. Mediat vendase i referohen një dokumenti të Kremlinit, sipas të cilit ky është një nga opsionet që po shqyrtohet për të siguruar një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kush shkrep një ‘selfie’ në qendrat e votimit ka mundësinë të fitojë një prej produkteve ‘Apple’. Rizgjedhja president e Vladimir Putinit është e sigurt. Megjithëse popullariteti i tij vazhdon të jetë i lartë, anketimet tregojnë se nuk është i tillë imazhi i procesit zgjedhor. Aktivistët e opozitës thonë se Kremlini është i shqetësuar ndërsa përpiqet të ruajë balancën ndërmjet kontrollit të rreptë ndaj fushatës zgjedhore, por në anën tjetër edhe shmangies së apatisë së votuesve.

Sipas tyre, Kremlini është i vendosur të sigurojë një nivel të lartë pjesëmarrjeje, për të demonstruar se Putin mbetet “udhëheqësi i pazëvendësueshëm” i Rusisë pas 18 vitesh në pushtet dhe se kontrolli i tij mbi vendin nuk është dobësuar. I vetmi udhëheqës real opozitar, Alexei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhje. Prej kohësh, Navalny bën thirrje që rusët të bojkotojnë votimet.