Një grup turistësh nga Spanja, të cilët kishin zgjedhur Borshin për të kaluar pushimet e verës, janë sulmuar nga pronari i lokalit ku po drekonin. Turistët raportohet se kishin ardhur me jaht në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin turistik Borsh, Sarandë.
Turistëve nuk u ka pëlqyer shërbimi që kanë marrë në lokal dhe janë larguar. Furgoni i spanjollëve është ndjekur nga pronarët e lokalit të cilët i kanë thyer xhamat. Gjithashtu burime për mediat thonë se turistët janë sulmuar me mjete të forta. Në fugon ndodheshin 5 turistët, shoferi dhe shoqëruesi nga Saranda.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen. Fugoni i tyre ka shkuar deri në Vollodor dhe më pas është ndihmuar nga FNSH të largohet. Policia është në ndjekje të autorëve, të cilët raportohet se janë vetë pronarët e lokalit.